IHMK: Edhe nesër mot me shi, ja kur do të kthehen rrezet e diellit

IHMK: Edhe nesër mot me shi, ja kur do të kthehen rrezet e diellit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, bën me dije se edhe të mërkurën e 10 prillit do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

Ndërsa të enjten vranësirat do të shoqërohen edhe me rreze dielli dhe reshjet do ta zvogëlojnë dukshëm intensitetin e tyre, duke përfshirë vetëm disa territore të kufizuara.

Në fushat barike dhe termike do të ketë rritje të lehta.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-47 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit.