IKD kundër rinumrimit të plotë: Do ta minonte besimin e publikut

IKD kundër rinumrimit të plotë: Do ta minonte besimin e publikut

Zyrtarët e Institutit Demokratik të Kosovës, Ehat Miftaraj dhe Eugen Cakolli, janë deklaruar kundër rinumrimit të vendvotimeve.

Cakolli ka thënë se një proces i tillë do ta minonte besimin e publikut, njofton Insajderi.

Ky reagim erdhi pasi kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kishte kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të ketë rinumërim të plotë i votave – shkak i dyshimeve se ka “manipulime të votave”, në numërimit e tyre.

Por, Cakolli këto pretendime i cilëson si “supozime” dhe një rinumërim tjetër e konsideron si të rrezikshëm për integritetin e zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit.

Ndërsa, Miftaraj reagoj se, rinumërimi i votave nuk është fontanë dëshirash, por procedurë.

“Procesi i ankimimit është në Gjykate Supreme dhe ajo e vlerëson çdo ankesë veç e veç. Durim dhe respektim i autoritetit te Gjykates Supreme deri neser dhe ruajtje e integritetit të procesit zgjedhor”.

Ai shtoi se rinumërimi i tërësishëm do të duhej të ndodhte vetëm në rast se ka prova të mjaftueshme që skema masive të manipulimit të rezultateve kanë ndodhur në tërë Kosovën.

Nuk mund të ketë rinumërime për t’a pastruar imazhin e një subjekti politik apo kandidatëve të caktuar që mund të jenë të përfshirë në fenomene të tilla. /Insajderi.com