Instituti i Kosovës për Drejtësi ka analizuar programet politike të katër partive kryesore në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke u fokusuar te pjesa e programit për sistemin e drejtësisë.
Sipas njoftimit të bërë analiza ka përfshirë LVV-në, PDK-në, LDK-në dhe AAK-në, të cilët ndër pjesët kryesore të programeve të partive politike i kushtojnë sistemit të drejtësisë, luftimit të korrupsionit e krimit të organizuar.
Ndërsa, si thuhet në njoftim se shumë pika të propozuara nga partitë politike janë në kundërshtim.
“IKD konsideron se shumë pika programore të propozuara nga partitë politike janë në kundërshtim me parimet kushtetuese dhe praktikat ndërkombëtare, dhe janë të parealizueshme për shkak të rrethanave që nuk varen vetëm nga Kosova, por edhe nga procese të tilla sikurse anëtarësimi në OKB”, thuhet në reagim.
“Po ashtu “pjesë të “reformave” në drejtësi të përfshira në programet e partive politike tashmë janë një realitet në Kosovë, pasi që janë procese që veçse kanë përfunduar, ndërsa shumë pika tjera të programeve të partive politike janë vetëm konstatime të përgjithshme dhe abstrakte që nuk përmbajnë veprime konkrete se si do të arrihen reformat e proklamuara”, përfundon reagimi i IKD-së. /Insajderi.com