Ikin Kurti – Mustafa, s’ka prononcim për media  

Pas përfundimit të takimit dy orësh në mes të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa nuk do të ketë prononcim për media.

Në këtë takim këto dy parti nuk kanë arritur të dakordohen, derisa të dy liderët janë larguar nga ambienti i Kuvendit.

Sipas burimeve të Gazetës Insajderi, LDK nuk ka pranuar që ministritë të ndahen 6 me 4 pasi që, trashmë LDK kërkon 7 ministri.

Vetëvendosje ka ofruar vetëm Ministrin e Punëve të Jashtme ndërsa LDK ka kërkuar edhe Ministrin e Zhvillimit Ekonomik. /Insajderi.com