Dy persona janë arrestuar të martën në Klinë, pasi të njëjtit kishin ikur nga psikiatria dhe kishin vjedhur një automjet të tipit Kombi Furgon, njofton Insajderi.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët nga njësiti policor i stacionit policor Gjakovë janë ndaluar derisa kishin qenë duke udhëtuar me një automjet Kombi furgon me targa vendore të cilin automjet të dyshuarit kishin vjedhur në Klinë. Të dyshuarit sipas informatave kishin ikur nga reparti i psikiatrisë në Prishtinë”, thuhet në raport.
Të dyshuarit pas intervistimit, janë dërguar në mbajtje./Insajderi.com