IKSHP me njoftim se si të mbrohemi nga gripi

IKSHP me njoftim se si të mbrohemi nga gripi

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se në Kosovë është duke qarkulluar virusi A i gripit.

Andaj IKSHP rekomandon që të vaksinohen personat me sëmundje kronike dhe të moshuarit.

Po ashtu ky Institut apelon për higjienë personale dhe të evitohen vendet ku ka shumë njerëz.

“Qytetarë të nderuar! Virusi A i gripit është në qarkullim në Kosovë, andaj rekomandohet të vaksinohen personat e ndjeshëm e në radhë të parë personat me sëmundje kronike dhe të moshuarit. Mbani higjienën personale, lani duart sa më shpesh, ajrosni mjediset e mbyllura dhe mos rrini në vendet ku grumbullohen shumë njerëz dhe mos dilni kur ajri është i papastër”, thuhet në njoftim.