IKShPK apelon për kujdes për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë deri në shuarjen e plotë të COVID-19

IKShPK ka apeluar për kujdes ndaj të sëmuarëve kronik dhe personave të moshuar.

IKShPK apelon për kujdes për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë deri në shuarjen e plotë të COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka dalur edhe me një deklaratë publike duke apeluar për kujdes sa më të madh.

“Ju lutemi për kujdes të shtuar për të gjithë sidomos për të moshuarit dhe sëmurët kronik deri në shuarjen e plotë të COVID-19”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Apeli vjen pasi të hënën u regjistruan 195 raste pozitiv coronavirus për t’u shënuar një rekord i Zi që nga fillimi i pandemisë. Poashtu vikendin e kaluar vdiqën 12 të infektuar nga COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik me thirrje publike po drejtohet tek qyetarët që të respektojnë udhëzimet shëndetësore si; maska, dorëzat e distanca sociale. /Insajderi.com/

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë!

Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe mbajtjen e maskave!

Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!

Virusi akoma gjendet në mesin tonë.

Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm. Nëse nuk do t’ përmbahemi rekomandimeve jemi të detyruar të vazhdojmë me këto masa!

Këto masa përkufizojnë edhe shumicën të cilët me përpikëri nga fillimi iu kanë përmbajtur rekomandimeve!

Sakrificën tonë për të ruajtur shëndetin ta konsiderojmë si vlerë sublime duke vazhduar me mbajtjen e distancës fizike dhe mbajtjen e maskave nē vendet publike. Për ruajtjen e shëndetit tuaj dhe të afërmve tuaj.

Ditët e fundit janë regjistruar shumë raste fatale pjesa më e madhe e të moshuarëve dhe personave me sëmundje kronike.

Ju lutemi për kujdes të shtuar për të gjithë sidomos për të moshuarit dhe sëmurët kronik deri në shuarjen e plotë të COVID-19!

Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve.

Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja sepse do të rrezikoni të gjithë e më së shumti të afërmit tuaj!

Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim.

Ju faleminderit për mirëkuptim!