
Insitituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka uruar fillimin e vitit shkollor 2020/2021 për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit në vend, njofton Insajderi.
Me anë të një postimi në Facebook, ky institut ka rekomanduar që të zbatohen rregullat e reja në shkollë ndaj Coronavirusit.
“Çdo shkollë do ta përcjellë shëndetin e çdo nxënësi përmes Task Forcës së saj dhe Task Forcës komunale duke bërë të mundur identifikimin në kohë reale”, është thënë në njoftim.
Tutje thuhet çdo rast i dyshimtë i sëmundjes te fëmijët do të hulumtohet dhe gjurmohet menjëherë. /Insajderi.com