IKSHPK: Numri i rasteve pozitive është brengosës

IKSHPK: Numri i rasteve pozitive është brengosës

14 pacientë të infektuar me Coronavirus kanë vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa janë konfirmuar 289 raste të reja positive, njofton Insajderi.

Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat kundër përhapjes së virusit, pasi thonë se numri i rasteve është brengosës, si pasojë e neglizhimit të masave.

“IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19”, thuhet në njoftim.

IKSHPK-ja u ka apeluar edhe Policisë dhe inspektorateve gjegjëse që të mbikëqyrin respektimin e masave nga ana e qytetarëve dhe të marrin masa për parandalimin e përhapjes së COVID-19./Insajderi.com