IKSHPK paralajmëron ardhjen e një virusi tjetër: Apelon te qytetarët për kujdes nga pickimi i mushkonjave

IKSHPK paralajmëron ardhjen e një virusi tjetër: Apelon te qytetarët për kujdes nga pickimi i mushkonjave

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë apel te qytetarët për kujdes nga pickimi i mushkonjave, për shkak të rrezikut nga Virusi I Nilit perëndimor, njofton Insajderi.

Siç bën të ditur IKSHPK, ky virus është shfaqur në Ballkan, mirëpo në Kosovë ende nuk ka të sëmurë.

“Virus i Nilit perëndimor është shfaqur në Balkan? Në Kosovē nuk ka të sëmurë por rreziku ekziston andaj Kujdes nga pickimi i mushkajave”, thuhet në apelin e IKSHPK’së.

Infeksioni nga Virusi i Nilit perëndimor tek njerëzit kryesisht është rezultat i pickimit nga mushkonjat e infektuara.

“Infeksioni tek njerëzit kryesisht është rezultat i pickimit nga mushkonjat e infektuara. Mushkonjat infektohen pasi ushqehen me gjakun e zogjve të infektuar, të cilat qarkullojnë virusin në gjakun e tyre për disa ditë.Virusi përfundimisht futet në gjëndrat pështymore të mushkonjave. Gjatë konsumimit të mëvonshëm të gjakut (kur mushkonjat thumbojnë), virusi mund të injektohet në njerëz dhe kafshë, prej ku shumëzohet dhe mund të shkaktoj sëmundje”, njofton IKSHPK. /Insajderi.com/

Qytetar të nderuar!

Virus i Nilit perëndimor është shfaqur në Balkan? Në Kosovē nuk ka të sëmurë por rreziku ekziston…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Sunday, August 2, 2020