IKSHPK rekomandon shtimin e masave anti-COVID

IKSHPK rekomandon shtimin e masave anti-COVID

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në takim me Kryeministirin në detyrë, Avdullah Hoti, ka rekomanduar për shtim të masave kundër COVID-19, duke u bazuar në rritjen e rasteve pozitive me Coronavirus ditëve të fundit, njofton Insajderi.

Ndërsa, përmes një komunikate nga zyra e kryeministrit, thuhet se Hoti ka kërkuar respektimin e masave, duke u bazuar në rritjen e vazhdueshme me raste poztive gjatë dy javëve të fundit.

“Në këtë takim është vlerësuar situata epidemiologjike me COVID-19 në Kosovë, e cila ka shënuar rritje të rasteve në dy javët e fundit për 7.7 %, me trend të rritjes në tri ditët e fundit të kësaj jave nga 320 raste në 422 raste në mesatare këtë javë (24,1%)”, thuhet në kumtesë.

Rritja e rasteve ka ardhur si përfundim pas fushatave të partive politike, ku edhe janë kritikuar e disa edhe janë dënuar për grumbullimin e qytetarëve mbi 300-400 veta./Insajderi.com