Rrezik

IKShPK: Rrezik i shkuarjes drejt humbjes së kontrollit, shkak numri i të infektuarve

IKShPK: Rrezik i shkuarjes drejt humbjes së kontrollit, shkak numri i të infektuarve

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka paralajmëruar se nëse vazhdon gjendja të përkeqësohet ka rrezik të shkohet drejt humbjes së kontrollit.

“Këta numra tregojnë përkeqësim të situatës epidemiologjike me rrezik të shkuarjes drejt humbjes së kontrollit, si dhe drejt mbingarkimit pastaj të institucioneve shëndetësore, gjegjësisht të Klinikës Infektive ku fatkeqësisht personat me sëmundje shoqëruese dhe të moshuarit mund të përfundojnë fatalisht”, thuhet në komunikatën e IKShPK-së.

Instituti gjithashtu ka rekomanduar Shërbimin Spitalor të përgjysmojë të gjitha shërbimet dhe të ndalojë rreptësishtë hyrjen e përcjellësve në reparte, shërbime specialistike dhe klinika.

Instituti ka njoftuar se çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve./Insajderi.com