Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 227 mostra, prej të cilave 58 kanë rezultuar pozitive.
“Rastet pozitive janë nga: komuna e Fushë Kosovës 12 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Miradi e poshtme dhe 6 raste Fushë Kosovë ), komuna e Vitisë 12 raste (sipas vendbanimit: 7 raste Zhiti dhe 5 raste Beguncë), komuna e Prishtinës 11 raste (sipas vendbanimit: 11 raste Prishtinë), komuna e Mitrovicës 10 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Mitrovicë, 3 raste Kçiq i madh dhe 1 rast Suhodoll), komuna e Vushtrrisë 9 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Akrashticë, 2 raste Vushtrri, 2 raste Reznik dhe 1 rast Dobërlluk), komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prizren) dhe 1 rast me vendbanim në Rahovec”, ka njoftuar IKSHPK.