IKSHPK u bën thirrje partive politike t’u përmbahen masave anti-COVID

IKSHPK u bën thirrje partive politike t’u përmbahen masave anti-COVID

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, ka bërë thirrje ndaj partive politike për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave kufizuese për aktivitetet publike, përkatësisht kufizimeve për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike, njofton Insajderi.

Kjo thirrje e IKSHPK-së erdhi pas reagimeve të shumta pasi partitë politike kanë nisur të mbajnë tubime në prag të zgjedhjeve, duke shkelur kështu edhe masat anti-COVID.

“Bëjmë thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave kufizuese për aktivitetet publike, përkatësisht kufizimeve për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike. Grumbullimi i qytetarëve pa maska dhe mbajtje të distancës shton rrezikun e përhapjes së infeksionit, përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent në mesin tone”, thuhet në apelin e IKSHPK-së.

“Apelojmë tek institucionet përgjegjëse, përkatësisht te Policia e Kosovës dhe te inspektoratet përgjegjëse që të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave dhe vendimeve të tjera në fuqi në zbatim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës”, bëhet e ditur tutje në njoftim. /Insajderi.com