IKShPK: Varianti Delta bartet më shpejt

IKShPK: Varianti Delta bartet më shpejt

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka deklaruar se “variant delta i COVID-19 përhapet më shpejt”.

Të mërkurën u raportuan 2 mijë e 210 infeksione të reja, që është shifër rekord që kur shpërtheu pandemia më 13 mars, vitin e kaluar.

“Delta varianti është shfaqur me një shpërthim rapid në shumë shtete të botës dhe në Kosovë! Bartet shumë shpejt prej një personi në dhjetëra persona tjerë me pasoja që në të shumtën e rasteve mund të jenë fatale e që fatkeqësisht preken edhe fëmijët”, thuhet në njoftim.

IKShPK bëri thirrje që të zbatohen masat kundër COIVD-19

“Rastet pozitive me SARS CoV-2 janë në rritje në mënyrë rapide me variantin Delta i cili është dominant! Masat rigoroze të ndërmarra dhe zbatimi i tyre nga çdo qytetar i Republikës bashkë me masat tashmë të njohura: bartja e maskave, mbajtja e distancës dhe mbajtja e higjienës, do të arrijnë efektin e vet ne uljen e lakores, por ju lutemi të besoni se masa më efikase në luftë kundër COVID-19 është VAKSINIMI”.

Po ashtu, përmendet vaksinimi – duke kërkuar nga qytetarët që ta kryejnë këtë proces.

Gjatë njëzetekatër orëve të fundit, janë vaksinuar 20 mijë e 358 qytetarë. /Insajderi.com