Ilir Deda takohet me Vjosa Osmanin – ja për çfarë diskutuan

Ilir Deda takohet me Vjosa Osmanin – ja për çfarë diskutuan

Pas takimit me Dardan Sejdiun e PSD-së, Ilir Deda deputet i Alternativës u takua sot gjatë ditës edhe me Vjosa Osmanin e LDK-së.

Deda përmes një fotografie të postuar në ‘Facebook’ ka shkruar se janë gati për shpërbërjen e Kuvendit.

Ndryshe, Deda e ka bërë të ditur që nuk do të shkojë me Mimoza Kusarin në Vetëvendosje. Ai sot ka patur takim me deputetin e PSD-së, Dardan Sejdiun, ku është raportuar për një aderim të mundshëm të Dedës në Partinë Socialdemokrate.