Ilir Deda jep detaje nga takimi me Pacollin

Ilir Deda jep detaje nga takimi me Pacollin

Dy themeluesit e partisë Alternativa, Mimoza Kusari Lila dhe Ilir Deda ka nisur takimet me partitë politike për të gjetur një zgjidhje për të dal në Kuvend.

Ata sot janë duke zhvilluar një takim me kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli, për të cili lajmi.net ka raportuar.

Deda në një deklaratë për lajmi.net ka konfirmuar takimin për të cilin ka thënë se ende është duke u zhvilluar, ndërsa ka treguar edhe arsyet e këtij takimi.

“Ka të bëjë më qëndrimin ton të djeshme mbas  seancës së Kuvendit , ku kemi deklaruar se d të marrim një iniciativë për diskutime me paritë politike për zhbllokimin e situatës në Kuvend”, ka thënë Deda për lajmi.net.

Pas dështimit të seancës së djeshme ku PAN nuk propozoi kandidatin për kryetar të Kuvendit, pasi siç tha Hoxhaj nga ky koalicion se nuk i kanë numrat, LAA ka bërë të ditur së më nuk do të merr pjesë në seanca të Kuvendit pa u qartësuar mirë situata nëse ka kushte për tu zgjedhur kryetari i Kuvendit.

Deri më tani janë mbajtur 6 seanca në të cilat nuk është zgjedhur kryetari e as nënkryetarët e Kuvendit.