Diplomati Ilir Dugolli do të jetë ambasador i ri i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lajmin e ka konfirmuar të hënën mbrëma Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
“Është e vërtete Ilir Dugolli është ambasadori ynë në Uashington”, ka deklaruar ajo në emisionin DPT te Fidani.
“Ilir është personi qe e kemi konsideruar si diplomat me përvbojë që do t’u bëjë ballë detyrave dhe përgjegjësive. Ai brenda shumë pak ditësh do të shkojë në Uashington për të filluar punën atje”.
Kush është Ilir Dugolli?
Ilir Dugolli aktualisht është ambasador i Kosovës në Turqi.
Ai ishte emëruar shef i misionit diplomatik në Ankara në vitin 2019. Emërimi i tij ishte bërë me propozim të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të atëhershëm të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollit.
Më herët, Dugolli ka qenë ambasador në Belgjikë.
Ai po ashtu ishte akredituar si ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Kosovës në Estoni, atëherë me rezidencë në Belgjikë.
Dugolli ka studiuar në Universitetin britanik “Yale” dhe në “Central European University”.