Ilir Ferati merr detyrën e Kryetarit të Istogut

Ilir Ferati merr detyrën e Kryetarit të Istogut

Këtë të martë është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së Kryetarit të ri të Komunës së Istogut, Ilir Ferati nga kryetari i deritanishëm, Haki Rugova.

Ish-Kryetari Rugova e uroi pasardhësin e tij Feratin për postin e kreut të komunës.

“Ju uroj punë të mbarë dhe shumë suksese në detyrën e re si Kryetar i Komunës së Istogut. Çdo fillim është i vështirë mirëpo unë jam i sigurt që ju do të tejkaloni çdo pengesë, tha nder të tjera ish –Kryetari Rugova”, thuhet në njoftimin e komunës.

Ndërkaq, Ferati falënderoi Rugovën për “pritjen që i është bërë si mik i familjes dhe bashkëpunëtor i ngushtë i babait të tij”.

“Dua të ju falënderoj edhe për punën e bërë deri më sot për qytetarët e Komunës së Istogut sepse fal punës suaj dhe angazhimit tuaj ne do ta kemi me të lehtë të qeverisim si dhe  u shpreh se do të angazhohet fuqishëm për ndryshime pozitive në komunë”.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të mbajtur më 14 nëntor, Ilir Ferati i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka dalë fitues në Istog me 9 mijë e 503 vota apo 56.20%. Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 7 mijë e 406 vota apo 43.80%./Insajderi.com