Ilir Meta bën nderime para varrit të Ibrahim Rugovës

Ilir Meta bën nderime para varrit të Ibrahim Rugovës

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është përulur para memorialit të Presidentit historik, Ibrahim Rugovës, shkruan Gazeta Insajderi.

Ai përmes Facebook ka thënë se vizioni i Rugovës në rrugën euroatlantike, për paqe, liri, demokraci e fqinjësi, janë shembuj frymëzimi.

“Historia e re e Kosovës dhe e kombit shqiptar ka në themelet e veta emrin dhe veprën e ndritur të Presidentit Rugova”, ka shkruar ai.

Presidenti Meta dje ishte në Kosovë gjatë një organizimi në Katedralen në Prishtinë.