fbpx

Ilir Tolaj shpallet i pafajshëm për korrupsion

Ilir Tolaj shpallet i pafajshëm për korrupsion

jykata Themelore në Prishtinë, të mërkurën, e ka shpallur të pafajshëm ish-sekretarin e Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolaj dhe të tjerët, të cilët akuzoheshin për keqpërdorim të pozitës zyrtare, në rastin e asgjësimit të barnave me afat të skaduar.

Të pafajshëm, janë shpallur edhe të akuzuarit, Zenel Kuçi, Bekim Fusha, Valentina Haxhijaj, Florije Tahiri dhe Remzije Thaqit.

Sipas kryetares së trupit gjykues, Valbona Musliu-Selimaj, nuk është provuar se të akuzuarit kanë kryer veprat penale më të cilat ngarkoheshin, shkruan Betimi për Drejtësi.

Shpenzimet e procedurës bien në barrën e gjykatës.

Sipas gjykatëses, sa i përket pikës së parë të aktakuzës, gjykata konstaton se s’ka palë të dëmtuar pasi që dy të akuzuarit Arian Lleshi dhe Shpend Agani kanë paguar dëmin dhe rasti ndaj tyre kishte përfunduar kohë më parë, pasi ata e kishin pranuar fajësinë.

Gjykimi ndaj Ilir Tolaj dhe të tjerëve ka zgjatur më shumë se dy vite, e deri në përfundim të këtij procesi gjyqësor janë ndërruar tre prokuror.