Për dorëheqjen e Ramush Haradinajt reaguan shumë politikanë, shoqëri civile e analist.

Në vazhdën e tyre, pati reagime edhe nga klerët fetarë. Një nga ta është, Irf" />

Imami nga Prishtina e mendon vendosjen e Halifatit

Imami nga Prishtina e mendon vendosjen e Halifatit

Për dorëheqjen e Ramush Haradinajt reaguan shumë politikanë, shoqëri civile e analist.

Në vazhdën e tyre, pati reagime edhe nga klerët fetarë. Një nga ta është, Irfan Islami.

Irfan Islami është imam në Matiqan të Prishtinës dhe përmes Facebook, ka reaguar pas dorëheqjes së Haradinajt.

Ai përveç që komenton largimin e Haradinajt, flet edhe për  ‘hilafetin islam’ apo sistemin shtetëror ku do të gjykohej sipas udhëzimeve fetare islame.

“I mirë i keq kryeminister i jemi, këto poshtërime nga Evropianët Kosovës sigurisht nuk do t’i ndalen për pa ardhë hilafeti Islam”, ka shkruar Islami.

Kujtojmë që Halifati është rikthimi i perandorisë islamike. Pas rënies së halifatit te fundit osman në fillim të shekullit XX, hera e fundit që dikush ka tentuar ta rikthejë Halifatin ka qenë organizata terroriste ISIS.