Kryetari i Bashkësisë Islame të Prizrenit, Hoxhë Besim Berisha ka bërë thirrje për dhunë ndaj pjesëmarrësve të festivalit ‘Ngom Fest’ që këto ditë është duke u shfaqur në qytetin e Prizrenit.
Në dy postime në Facebook, Imami Berisha ka thënë se “është tu pallë një lopë në Kala” dhe se “po terrorizon 70 për qind të qytetit” të Prizrenit.
“Prizreni qytet i festivaleve degjeneruese, jam kundër të gjithë atyre që përmes ‘kulturës’ na mbushin rininë me drogë dhe prostitucion!” ka shkruar ai në postimin e parë të cilit ia ka bashkëngjitur edhe një video në të cilën dëgjohet muzika nga Kalaja.
Në postimin e dytë, imami thotë se shkaku i zhurmës mund të ketë edhe ndonjë sulm terrorist dhe se performuesi është duke bërë ftesë që një gjë e tillë të ndodhë.
“Shkoni more ndaleni zhurmën se po çohet naj kush po ban akt terrorist! Se veç qajo na mungon. Se kjo lopa është duke bërë ftesë për një gjë të tillë”, ka shkruar Berisha.
Pas dy reagimeve në të cilat pëmendi akte terroriste, ai i ka fshirë ato dhe ka reaguar me një postim tjetër në profilin e tij në Facebook, duke thënë se i ka fshirë postimet si shenjë e mirëkuptimit.
Ai ka shtuar se nuk ka bërë ftesë për akte terroriste, duke i quajtur postimet e tij si shqetësim për qytetarët përshkak të nivelit të lartë të zhurmës. /Insajderi.com
Postimi i tij i plotë:
Me kete posim e informoje xhematin te cilin e perfaqesoje, te gjithe besimtaret musliman te komunes se Prizrenit, se i kam fshi dy postimet e fundit nga Facebook, per shkak te mirekuptimit dhe respektit per nje mik timin qe me keshillon dhe kritikon kohe pas kohe per postimet dhe komentet e mia ne fb!
Por, ne te njejten kohe, po ju siguroje qe:
1) Besim Berisha, kurre nuk ka ba ftese per akte teroriste, edhe ne KKSB si anetare i se ciles jam dhe perfaqesoje KBI Prizren, disa here me rradhe e kam cek dhe potencu, para ish-kryetarit Muja dhe kryetarit te tanishem Haskuka, para te gjithe te pranishmeve, qe te kemi kujdes me festivalet verore( rreth zerit ps ores 00:00) ne qyetet se po nxisin urrejtje dhe me se paku na kemi deshire me ndodh ndonje akt terorist!
2) Ju garantoje dhe siguroje, qe ne postimet e mia kam marre per baze edhe shqetesime e qytetareve te cilet i perfaqesoje. Ne jemi ne kontakt me njerz non-stop, dhe kemi kerkesa qe te ndermarrin diqka per parandalim apo stopim te zhurmes pas mesnates.
3) Kerkoj falje publikisht per ofendimin qe ia kam ba atij tipi qe folke (sepse ska kendu).
4) Te jeni ne dijeni qe, Ismet Kryeziu (po ia permendi emrin pasiqe ai me ka permend mua ne postimin e tij ne fb) me njef mua shume ama shume mire, disa here me nga disa dite rradhe kam marre pjese ne ceremonite fetare te familjareve te tij. Ai i din qendrimet e mia rreth kultures dhe tradites ne pergjothsi dhe une i di qendrimet e tija rreth fese Islame! E di qe bajagi ‘ateist’ eshte!
5) Xhemati im i dashur, ju me njihni me mire dhe i dini reagimet e mia per ceshtje te ndryshme qe kane te bejne me qytetaret e Prizrenit. Une jam i drejteperdrejte dhe nuk paguhem nga askush, perpos se nga ju! Ata qe thithin fonde ne emer te proklamimit te ‘demokracise’ le te mendohen per te ardhurat e tyre!
6) Xhemati im i respektuar, ne cilin liber shkrun qe ‘muzika’ e shfrenuar dhe degjeneruar deri ne 04:00 te mengjesit eshre Kulture??? Cili babe dhe nane, ka qef dhe e lejon femijen e tij me qendru jashte shtepise deri ne mengjes?? Ne nje vend ku mundesia per perdorim te droges eshre e larte?? Mundesia e prostitucionit eshre ne kulminacion??
7) Qytetar te besimit Islame te Komunes se Prizrenit, u jam falenderues per perkrahje morale dhe per kete arsye e kam ndie nevojen me ba kete sqarim per ju!