Imer Zogaj ftohet nga Gjykata Speciale, do të dëshmojë në cilësinë e dëshmitarit

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Imer Zogaj, është personi më i fundit që ka marrë ftesë për t’u marrë në pyetje nga Gjykata Speciale.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, nëpërmjet një njoftimi të publikuar në Facebook.

Zogaj ka thënë se do t’i përgjigjet ftesës nga Gjykata Speciale në Hagë, më 21 janar të këtij viti.

“Në tërë veprimtarinë time jetësore atdhetare asnjëherë nuk jam ndier më i nderuar dhe respektuar se sa kur isha pjesë e UÇK-së”, është shprehur ai.

“Asnjë shkronjë nuk e heq nga e kaluara ime në të gjitha periudhat e veprimtarisë sime!”, ka deklaruar Zogaj.

Të nderuar familjarë,miq dhe shokë ,dua t'ju informoj që kam pranuar ftesë ne cilesinë e deshmitarit nga Gjykata…

Gepostet von Imer Zogaj am Samstag, 11. Januar 2020