
Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka reaguar pas kapjes së 400 kilogramëve drogë në komunën që ai udhëheq, shkruan Insajderi.
“Në Lipjan është e lehtë të bësh jetë, por nuk është e lehtë të kalosh transit”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Ai ka përgëzuar Policinë e Kosovës dhe pjesëmarrësit e tjerë në aksion.
Gjatë ditës së hënë, Policia e Kosovës pas një aksioni të përbashkët me autoritetet e Shqipërisë, Italisë dhe DEA amerikane kanë sekuestruar 400 kilogramë kokainë dhe arrestuar shtatë persona./Insajderi.com