Asociacioni i Komunave të Kosovës në kuvendin zgjedhor ka zgjedhur kryetarin e ri i cili do të jetë Imri Ahmeti.
Para ti kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës ishte Xhafer Gashi, kryetari i Obiliqit.
Ndërsa, Drejtori Ekzekutiv, Sazan Ibrahimi, paraqiti në pika të shkurtra planin e punës për këtë vit dhe format e lobimit në interes të komunave të Kosovës e i cili mori miratimin e delegatëve të Kuvendit të Përgjithshëm të AKK-së.
Ibrahimi paraqiti katër objektivat e planit 2020 dhe projektligjet të cilat Asociacioni i Komunave të Kosovës me theks të veçantë do të fokusohet për të lobuar në drejtim të interesave të pushtetit lokal të Kosovës. /Insajderi.com