Inciativa e dy të rinjëve për t’i ndihmuar familjet në nevojë

Inciativa e dy të rinjëve për t’i ndihmuar familjet në nevojë

Në kuadër të grupit #përtëmirën, dy të rinjë nga Prishtina Nol Musa dhe Zjarr Bujari e kanë përfunduar një inciativë humanitare, ku kanë ndihmuar rreth 3 familje në nevojë në komunën e Prishtinës.

“Ne kemi përfundu një iniciativë humanitare. Me këtë iniciativë i kemi ndihmuar  3 familje në nevojë (7,6 dhe 5 antarë) në komunën e Prishtinës”, ka thënë njëri nga iniciatorët.

Për këtë iniciativë të rinjtë kanë marrë përkrahje nga qytetarët. Ata kanë lajmëruar qytetarët përmes  rrjetit social “Facebook” ku edhe aty kanë gjetur përkrahje.

“Këtë iniciativë e kemi realizu me ndihmën e njerëzve me vullnet të mirë të cilët i kemi lajmëruar me një thirrje publike në Facebook, njerëzit  kane sjelle rroba, këpuca, ushqim dhe para me te cilën kemi ble ushqim. Ne jemi dy të rinjë 16 dhe 17 vjeçar që punojmë për te mirën e qytetit tonë dhe qëllimi ynë kryesore është vetëdijësimi i qytetareve”, ka thënë Musa/Insajderi.com