Incident me tavanin e shkollës në Gjilan – ndalohet në polici pronari i kompanisë që renovoi objektin

Incident me tavanin e shkollës në Gjilan – ndalohet në polici pronari i kompanisë që renovoi objektin

Disa minuta para se të fillonte mësimi të martën në klasën e katërt të shkollës fillore “Vehbi Ibrahimi” në fshatin Uglarë të Gjilanit, është shkëputur dhe ka rënë një pjesë e izolimit të tavanit derisa në klasë ndodheshin së paku 10 nxënës.

Pjesa e stiroporit që ka qenë e ngjitur për plafon kishte filluar të bjerë ngadalë, kështu që incidenti ka kaluar pa lëndime edhe pse drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica ka thënë që në momentin kur ka filluar të bie pjesa e izoluar me stiropor.

“Ne kemi marrë informatë prej drejtorit të shkollës, por tashmë është duke u hetuar rasti. Ne kemi vizituar mbrëmë shkollën dhe realisht ka rënë një pjesë e stiroporit që ka qenë i ngjitur në plafon. Sipas drejtorit të shkollës kanë qenë nxënësat në klasë por stiropori ka filluar të zhvendoset ngadalë. Tashmë ka mbetur varur pjesa e stiroporit”, ka thënë Gagica në një prononcim për Insajderin.

Gagica ka bërë të ditur se një renovim në shkollën “Vehbi Ibrahimi” ka përfunduar rreth dy muaj më parë. Ai po ashtu tha se momentalisht është ndërprerë mësimi për shkak të një ekspertize që është duke kryer Prokuroria Themelore e Gjilanit.

“Për të filluar mësimi duhet të presim deri sa të bëhet një ekspertizë nga Prokuroria”, ka shtuar Gagica.

Incident në shkollën fillore të Komunës së Gjilanit

Disa minuta para se të fillonte mësimi të martën në klasën e katërt të shkollës fillore "Vehbi Ibrahimi" në fshatin Uglarë të Gjilanit, është shkëputur dhe ka rënë një pjesë e izolimit të tavanit derisa në klasë ndodheshin së paku 10 nxënës.Teksti: https://goo.gl/yDxwpp

Posted by Insajderi on Wednesday, 12 September 2018

Ndërkaq, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Gjilanit kanë ndaluar dhe i kanë vënë masë paraburgimi prej 48 orësh pronarit të kompanisë “SHPK CDC” që kishte kryer renovimin e shkollës.

Përmes një njoftimi për media, Policia e Kosovës bëri të ditur sot se 10 nxënës të klasës së katërt në shkollë kanë qenë në klasë kur ka rënë pjesa e izolimit me stiropor nga tavani.

“Në Shkollën e Mesme te Ulët ‘Vehbi Ibrahimi’ në fshatin Uglar, KK.Gjilan ankuesi drejtori i shkollës raporton se në njërën klase të shkollës deri sa 10 nxënës te klasës IV/1 kanë qenë në klasë ka rënë pjesa e izoluar me stiropor nga pllaka e epërme (plafoni-tavani)”, ka thënë Policia e Kosovës.

Ndërkaq, prokurori i caktuar për këtë rast, Agron Uka i ka thënë Insajderit se Prokuroria do të vazhdojë hetimet për të mësuar shkaqet e këtij incidenti.

“Ne kemi mendu se bëhet fjalë për pllakën e betonit, pastaj kemi mësuar se janë ato pllakat… gips pllakat”, deklaroi Uka, teksa njoftoi edhe për ndalimin e pronarit të kompanisë SH.P.K CDC. “Po e kemi ndaluar një person, por tash ka mbetur t’i shohim rrethanat. Duhet të shohim nesër, sepse ne menduam nëse ka diçka tjetër aty”. /Insajderi.com