Për Omair Ahmad, redaktor përgjegjës në “The Third Pole”, një platformë e pavarur e editorialeve, që mbështetet nga Departamenti i Mbretërisë së Bashkuar, India po vepron me Kashmirin njëjtë sikurse ka vepruar Serbia me Kosovën në vitet ’90.
Kashmiri është vendbanim me popullsi myslimane për të cilën India dhe Pakistani kanë luftuar me vite. Përfundimisht Kashimiri i ka mbetur Indisë, si një provincë autonome e Indisë. Së fundmi, autoritet në Indi kanë nisur procedurat për heqjen e kësaj autonomie, duke thënë ta bëjë Kashmirin hapësirë territoriale dhe shoqërore të Indisë.
E pikërisht kjo nismë ka bërë që Ahmad një prej analistëve politike dhe gazetarëve më të njohur të dekadës së fundit në Indi, i fokusuar në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe autor i librit “Mbretëria në Qendër të Botës: Udhëtime në Butan”, ta bëjë krahasimin mes rastit të Kosovës, kur nga Millosheviqi hoqi antoniminë e Kosovës, duke shkaktuar konflikt që përfundoi me luftë dhe shpallje të pavarësisë së Kosovës.
Në një shkrim të botuar edhe në mediat pakistaneze, Ahmad thotë se politikanët e shumtë në Indi po veprojnë njejtë sikur Slobodan Millosheviqi që ka bërë me Kosovës.
“Në vend që të përkrahë vetëqeverisjen dhe drejtësinë, Millosheviqi përkrahi idenë e lidhjes historike, ngacmimin e shumicës dhe centralizimin e pushtetit duke luajtur deri me dallimet fetare dhe racore. Kjo ishte një përzierje toksike për dështimet e një qeveri të paaftë për të ofruar siguri, prosperitet dhe sundim të ligjit”, shkruan Ahmdan, në editorialin e titulluar “A po bëhet Kashmiri, Kosova e Indisë”.
Sipas tij, India është duke e bërë pak a shumë të njëjtën gjë me Kashmirin. Ai ka përmendur faktin sesi shteti i indisë po vret civil e kësisoj edhe shpresën për paqe.
“Në vend të një sistemi me sundim të ligjit, ne po kërkojmë drejtësi selektive në bazë të përkatësisë etnike apo fetare. Kjo duhet të marrë fund. Millosheviqi e ka shkatërruar Serbinë duke përdorur viktimizimin e shumicës. Ai e humbi Kosovë. Nëse ne nuk do ta frenojmë politikën qendrore në Indi, rrezikojmë që Kashmiri të bëhët Kosova e Indisë”, ka shkruar ai.
Ahmdan ka shkruar se India po rrezikon të bëhet një shtet që po godet të ardhmen dhe historinë e saj.
“Ne e kemi fituar konfliktin ushtarak kohë më parë. Në vitet e fundit viktimat për shkak të dhunës së militantëve ka qenë i ulët por numri i vdekjeve si pasojë e aksidenteve të trafikut është dhjetë herë më i madh. Ajo që ne po luftojmë është mohimi i vetëqeverisjes në Kashmir duke ia vjedhur pushtetin për ta centralizuar. Duke përdorur qasje të ashpër që ofron pasiguri, India po godet vetën dhe historinë e saj”, ka shkruar Ahmdan.