
Me leje, ose pa leje, biznesi i ndërtimit në Kosovë mbetet një nga bizneset më të fuqishme në vend.
Është një nga bizneset multimilionëshe ku vdekshmëria e punëtorëve është në nivel shqetësuese. Mafia e shpëlarja e parave lidhen po me këtë biznes.
InDoks në këtë dokumentar sjell prapaskenat e rasteve më kriminale që lidhen me ndërtimin në vend, si dhe prapaskenat e një hoteli të privatizuar nga kosovari me famë botërore prej mafiozi, Currit të Mitrovicës, ku u vra një qytetar.
Këtë të diele në ora 20: 10 në @RTV Dukagjini dhe live në InDoks transmetohet dokumentari “Mafia e ndërtimit”.