InDoks nis sezonin e ri, transmeton dokumentarin “Shteti që vret gra!”

InDoks nis sezonin e ri, transmeton dokumentarin “Shteti që vret gra!”

Emisioni hulumtues InDoks, prodhim i Gazetës Online Insajderi me autor Visar Duriqido të nis sezonin e ri të dielën.

InDoks këtë të diele në RTV Dukagjini, duke filluar nga ora 20:10 do të transmetojë dokumentarin “Shteti që vret gra!”

Është ky një hetim mbi dhunën ndaj grave. Mbi dështimin e drejtësisë kosovare për të dhënë drejtësi për rastet e grave. Mbi implikimin e institucioneve në këtë krim.

Ekskluzivisht për këtë dokumentar flasin familjarë të viktimave. Flasin mbrojtës të tyre. Njerëz të shoqërisë civile. Dhe njerëz që mbajtën postet më të larta në Republikën e Kosovës. Flasin për dhunën e një kombi patriarkal. Për shtetin që vret gra.

Pos me hulumtime të reja mbi krimin e organizuar, të drejtat e njeriut, terrorizmin e politikën, InDoks në këtë sezoni vije edhe me një seri muzikash të reja që janë punuar ekskluzivisht për këtëemision nga Reduksioni “Djemtë e Abdullahit” dha këngëtari Milot Hoxha- Taste2.

Dokumentari i parë nis me historinë e trishtueshme të Donjeta Pajzitajt, një grua e vrarë në malet e Pejës për të cilën aktualisht shteti kosovarë nuk e ka asnjë person në burg për të, dhe trajton në detaje edhe rastet e grave të tjera që u vranë nga burrat e tyre dhe që drejtësia vendore dështoi ti parandalonte kur e pati seancën, dështoi edhe ti dënonte kur e kryen krimin./Insajderi.com

Këtu mund ta gjeni promon e dokumentarit:

InDoks | PROMO e sezonës së re

InDoks nis sezonën e re me hulumtime #Ekskluzive mbi krimin e organizuar, të drejtat e njeriut, terrorizmin e politikën në Kosovë.#InDoks është prodhim i Insajderi dhe transmetohet cdo të diele në RTV Dukagjini

Posted by InDoks on Friday, 5 October 2018