InDoks sonte transmeton dokumentarin “Irani në Kosovë”

InDoks sonte transmeton dokumentarin “Irani në Kosovë”

Sonte transmetohet dokumentari “Irani në Kosovë, 20:10 në RTV Dukagjini dhe live në Insajderi.

Vrasja e gjeneralit iranian, përgjegjës për operacionit jashtë Iranit të Gardës Revolucionare, Qasimm Soleimani nxiti reagim nga Irani deri në sulm ndaj forcave amerikane në Irak. Edhe shumë protesta e deklarata publike. Dikush druan se një luftë në mes të Iranit e ShBA-së është e mundur. Ca shkojnë shumë larg duke e përmendur edhe luftën e tretë botërore.

Përtej zhvillimeve botërore, InDoks në këtë dokumentar do të tregoi episodin kosovar të kësaj historie. Ndikimin e Iranit përmes elementëve shiitë në Kosovë. Për organizatat jo-qeveritare që propagandojnë pro Iranit e rekrutojnë kundër Amerikës.

“Irani në Kosovë”, me autor Visar Duriqin sjell video ekskluzive të elementëve iranianë në Kosovë. Dokumente konfidenciale të organeve të sigurisë. Dosje të pa publikuara të Prokurorisë.