Indoks të dielën transmeton dokumentarin “Drejtësia në rrjetin e merimangës”

Indoks të dielën transmeton dokumentarin “Drejtësia në rrjetin e merimangës”

Drejtësia e Kosovës është turthuruar në një rrjetë merimange me njerëzit që e drejtojnë atë.

InDoks në këtë dokumentar do të shkojë thell në lidhjet që kanë prokurorë e gjykatës senjorë, me prokurorë, gjyqtarë, e punonjës të tjerë të rinj të sistemit të drejtësisë që po i fitojnë pa ndërprerë konkurset publike.

Janë histori që nisin prej mbylljes së rasteve të rrahjeve nëpër shkolla për të bijtë e gjykatësve, e që prekin deri të ndikimet direkte në rastet më të mëdha të pasluftës, siç është aktakuza për veteranët mashtrues të UÇK-së e hetimi për “Dosjen e Shefave”-“Pronton”.

Sa i kontrollon politika e sa i përcaktojnë politikanët dhe të ardhmen e tyre njerëzit që e udhëheqin sot drejtësinë? Si lidhen ata me Presidentin, Kryeministrin, e si poshtërohen nga ministra nën hetim për korrupsion?

Janë këto disa nga pyetjet që do të marrin përgjigje të dielën në ora 20:10 në RTV Dukagjini dhe live ne Insajderi, në dokumentarin “Drejtësia në rrjetin e merimangës”, me autor Visar Duriqi/Insajderi.com

InDoks Promo | Drejtësia në rrjetin e merimangës

InDoks Promo | Drejtësia në rrjetin e merimangësDrejtësia e Kosovës është turthuruar në një rrjetë merimange me njerëzit që e drejtojnë atë.InDoks në këtë dokumentar do të shkojë thell në lidhjet që kanë prokurorë e gjykatës senjorë, me prokurorë, gjyqtarë, e punonjës të tjerë të rinj të sistemit të drejtësisë që po i fitojnë pa ndërprerë konkurset publike. Janë histori që nisin prej mbylljes së rasteve të rrahjeve nëpër shkolla për të bijtë e gjykatësve, e që prekin deri të ndikimet direkete në rastet më të mëdha të pasluftës, siç është aktakuza për veteranët mashtrues të UÇK-së e hetimi për “Dosjen e Shefave”-“Pronton”.Sa i kontrollon politika e sa i përcaktojnë politikanët dhe të ardhmen e tyre njerëzit që e udhëheqin sot drejtësinë? Si lidhen ata me Presidentin, Kryeministrin, e si poshtërohen nga ministra nën hetim për korrupsion?Janë këto disa nga pyetjet që do të marrin përgjigje të dielën në ora 20:10 në RTV Dukagjini dhe live ne Insajderi, në dokumentarin “Drejtësia në rrjetin e merimangës”, me autor Visar Duriqi

Posted by InDoks on Saturday, 1 December 2018