InDoksi ekskluziv, “Beteja mafioze për tokën e shtrenjtë”

InDoksi ekskluziv, “Beteja mafioze për tokën e shtrenjtë”

Emisioni InDoks, prodhim i Insajderit, ka publikuar dokumentarin ekskluziv, “Beteja mafioze për tokën e shtrenjtë”, i cili u transmetua duke filluar nga ora 20:10 në Tv Dukagjini.

#InDoks transmetoi dokumentarin ekskluzive për një betejë mbi një dekadë e gjysmë mbi një pronë mbi 20 milionë euro. Janë mbi 10 hektarë për të cilët që nga viti 2004 ka pasur kërcënime e shantazhe, falsifikime e aktakuza, kidnapime e haraç.

InDoks | Beteja mafioze për tokën e shtrenjtë (Pjesa I)

InDoks | Beteja mafioze për tokën e shtrenjtë (Pjesa I)Dokumentar ky i prodhuar nga Insajderi

Posted by Insajderi on Sunday, 14 October 2018

Ka pasur edhe sulme të stilit mafiozë me kallashnikovë në pikë të ditës. Në dy pjesë të këtij dokumentari të InDoks me autor Visar Duriqin, prodhim i Gazetës Online Insajderi shpalosen për herë të parë edhe marrëveshje të stilit mafioz, të shkruara edhe në letër ku janë të përfshirë njerëzit më të fuqishëm të këtij vendi -komandantët UÇK-së, e ku akuzohen njerëz të botës së biznesit e drogës, mafies e prokurorisë. Njerëz me peshë në PDK dhe LDK.

Është historia e një konflikti që është i gjallë edhe sot, sikurse ditën që nisi, e ku në këtë betejë grupesh kriminale, shteti ngjanë më shumë si një shikues naiv i filmave aksion në kinema. Na ndiqni sonte në ora 20:10 në RTV Dukagjini.