Industria e lojërave dominohet nga platformat mobile

Industria e lojërave dominohet nga platformat mobile

Sipas të dhënave të publikuara nga Newzoo, një total pej 42% të të ardhurave globale në industrinë e lojërave aktualisht dominohet nga lojërat për telefonët dhe tabletë.

Ndërsa evenimentet më të mëdha si E3 kanë në fokus botën e lojërave për PC dhe konsola, sa i përket të ardhurave, janë platformat mobile ato që dominojnë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Newzoo, një total pej 42% të të ardhurave globale në industrinë e lojërave aktualisht dominohet nga lojërat për telefonët dhe tabletë.

Në vendin e dytë vinë lojërat për konsola me 31% dhe në vendin e tretë lojëra për PC me 23%. Të fundit bazuar në të ardhurat e gjeneruara rënditen lojërat nga shfletuesit. /PCWorld Albanian