Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, janë infektuar katër mjekë, pesë infermierë dhe një bio-inxhinier, ka njoftuar departamenti për media i Spitalit përmes një postimi në llogarinë e tyre zyrtare në Facebook, njofton Insajderi.
Përveç 10 punonjësve shëndetësorë që kanë rezultuar të infektuar, njoftohet se janë edhe gjashtë të tjerë që po presin rezultatet.
Spitali i Pejës, njëjtë sikur edhe spitale të tjera rajonale, po pranon prej ditësh pacientë me COVID-19, strategji kjo e Qeverisë së Kosovës për të mos e mbi-ngarkuar Qendrën Klinike Universitare.
Spitali në Pejë gjithashtu ka njoftuar edhe për një vdekje.
Pacientja thuhet se kishte edhe sëmundej të tjera shoqëruese – derisa nuk është bërë e ditur mosha.