Komuna në Veri të Mitrovicës do të mbyllet nga nesër për shkak të rasteve të reja me koronavirus, të paraqitura te zyrtarët e kësaj komune.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht Agjencia e Regjistrimit Civil, të cilët njoftojnë qytetarët e Kosovës se më datq 16 korrik, nuk do të ofrohen shërbimet për Regjistrimin e Automjeteve dhe Qendra për Pajisje me Dokumente deri në hapjen e komunës.
Tutje bëhet e ditur se shërbimet e regjistrimit të automjeteve nuk mund të kryhen në komunat tjera, për shkak të taksës komunale.
Nga ana tjetër shërbimet për pajisje me dokumente mund të bëhen në të gjitha komunat tjera më të afërta.
“Meqenëse Qendra për Regjistrimin e Automjeteve dhe Qendra për Pajisje me Dokumente ndodhen në objektin e komunës, MPB i njofton qytetarët se që nga nesër, nuk do të ofrohen shërbimet për Regjistrimin e Automjeteve, deri në hapjen e komunës, meqenëse shërbimet e regjistrimit të automjeteve nuk mund të kryhen në komunat tjera, për shkak të taksës komunale. Ndërsa, shërbimet për pajisje me dokumente mund të bëhen në të gjitha komunat tjera më të afërta. Shpresojmë në mirëkuptimin e qytetarëve”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com/