Infektohet nga Coronavirusi edhe një deputet i LDK-së

Infektohet nga Coronavirusi edhe një deputet i LDK-së

Edhe deputeti Ardian Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës është infektuar me Covid-19, njofton Insajderi.

Shala i cili është edhe kryetar i degës së LDK-së në Suharekë, sot është pranuar në Spitalin e Prizrenit, pas konfirmimit nga IKSHPK-ja se ka rezultuar pozitiv me këtë virus.

“Të dashur qytetarë, ka disa ditë që kryetari jonë dhe deputeti juaj dr. Ardian Shala është vetizoluar dhe ishte në pritje të rezultateve nga IKSHPK-ja. Ndërsa sot është konfirmuar pozitiv me COVID-19 dhe është shtrirë në spitalin e Prizrenit në Kliniken Infektive. Gjendja e tij është stabile dhe e qëndrueshme”, ka njoftuar dega e LDK-së në Suharekë përmes Facebookut.

Edhe kryeministri Avdullah Hoti dhe zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, të cilët vijnë nga LDK-ja, janë në vetizolim, pasi para pak ditësh kanë rezultuar pozitivë.

Kryetari I kësaj partie, Isa Mustafa, ka qenë në mesin e të infektuarve, por është shëruar tashmë.

Përveç tyre edhe deputetë të kësaj partie të infektuar me koronavirus janë Arben Gashi, Haxhi Avdyli, Visar Hoti e Kujtim Gashi, tanimë janë kuruar. /Insajderi.com/