Infektologu kosovar, Izet Sadiku, është infektuar me Coronavirus, njofton Insajderi.
Se ka rezultuar pozitiv me COVID-19, e ka bërë të ditur vetë Sadiku me anë të një postimi në Facebook.
Ai tha se sot, pas disa simptomave gjatë kujdestarisë së mbrëmshme, është testuar dhe ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Sadiku tutje shtoi se do të vetizolohet për 14 ditë dhe do t’i ndjekë rekomandimet e IKSHPK-së.
“Sot pas disa simptomave gjate kujdestarise se mbremshme jam testuar dhe kam rezultuar pozitiv me COVID19. Do te vetizolohem per 14 dite dhe do ti ndjek rekomendimet te IKSHPK!”, ka shkruar ai. /Insajderi.com