Infektologu kosovar: Vaksinat si AstraZeneca ose Pfizer duhet t’i marrim pa asnjë dyshim

Infektologu kosovar: Vaksinat si AstraZeneca ose Pfizer duhet t’i marrim pa asnjë dyshim

Infektologu, Salih Ahmeti, ka thënë se vaksinat AstraZeneca dhe Pfizer duhet t’i marrim pa asnjë dyshim.

Ai tha se është vaksinuar me AstraZeneca dhe nuk ka pasur asnjë efekt anësor.

“Janë bërë disa ditë që e kam marrë vaksinën, dhe nuk kam pas asnjë komplikim as para vaksinës as tash, tani kam antitrupa të krijuara nga vaksina, edhe pse kam pas antitrupa edhe më parë që të përballem me virusin. Padyshim që vaksina sjellë një siguri”, ka thënë Ahmeti në InfoMagazine.

Apeloi që qytetarët nuk duhet të ju besojnë teorive konspirative rreth vaksinave.

Kosova ka siguruar 24 mijë doza nga projekti COVAX.

Sipas ministrit të shëndetësisë, Arben Vitia, kontingjenti i dytë pritet të arrijë në fund të prillit apo fillim të majit. /Insajderi.com