Infektologu Krasniqi: Dhjetëra njerëz po vdesin, spitalet po mbushen – jemi në fazë kritike, mbroni veten dhe të tjerët

Infektologu Krasniqi: Dhjetëra njerëz po vdesin, spitalet po mbushen – jemi në fazë kritike, mbroni veten dhe të tjerët

Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Univeristar të Kosovës (SHSKUK), Valbon Krasniqi, ka dhënë një mesazh në lidhje me situatën e krijuar së fundmi nga Coronavirusi në Kosovë, njofton Insajderi.

Në faqen zyrtare të QKUK-SHSKUK0-së në Facebook, është publikuar një video-mesazh, pjesë e së cilit është Krasniqi, i cili kërkon nga qytetarët që te kenë kujdes në këtë kohë kur vendi është futur në një krizë me përballjen e kësaj sëmundje.

Derisa në këtë video, shihet puna të cilën e bëjnë çdo ditë profesionistët shëndetësorë për të luftuar pandeminë COVID-19, i pari i SHSKUK-së, thotë se dhjetëra njerëz janë duke humbur jetën dhe shumë të tjerë kanë mbusur spitalet e Kosovës, prandaj duke ndjekur udhëzimet e rekomanduara nga institucionet shëndetësore, është shumë e thjeshtë që të mbrohet vetja dhe të tjerët.

“Të dashur qytetarë,

Kosova është futur në një fazë kritike në përballjen me pandeminë COVID-19. Dhjetëra njerëz po humbin jetën çdo ditë. Institucionet tona po raportojnë për shifra të frikshme të të infektuarve. Spitalet tona janë mbushur me pacientë të prekur nga COVID-i. Stafi shëndetësor po mundohet me kapacitete maksimale të ofrojë shërbime shëndetësore për të gjithë ju. Mos harroni, virusi ekziston, është më pranë se sa që ju mund ta mendoni. Andaj, ju lutem kujdes! Vendoseni maskën, ruani distancën, kujdesuni për higjienën tuaj personale. Është kaq e thjeshtë ta mbroni vetën dhe të tjerët”, ka thënë Krasniqi.

Ndërkaq, vetëm brenda 24 orëve të fundit, një person ka vdekur dhe 181 të tjerë janë infektuar, pjesa më e madhe e të cilëve është regjistruar në Prishtinë. /Insajderi.com/

Ndiqeni mesazhin nga u.d. së drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, në lidhje me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19.

Posted by QKUK- Shskuk info on Friday, August 7, 2020