Infektologu Krasniqi: Situata është e rëndë, i lus qytetarët të jenë të respektojnë udhëzimet

Infektologu Krasniqi: Situata është e rëndë, i lus qytetarët të jenë të respektojnë udhëzimet

Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Valbon Krasniqi, është deklaruar rreth situatës së krijuar së fundmi nga pandemia Covid-19 në vendin tonë.

Krasniqi thotë se aktualisht situate është shqetësuese dhe se për këtë faji mbetet te qytetarët të cilët, siç thotë ai, ende nuk po respektojnë sa duhet rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë.

Ai ka thënë se të gjithë duhet ta kuptojnë se situata është e rëndë, andaj edhe duhet respektuar udhëzimet e profesionistëve shëndetësor, duke vendosur maskën, mbajtur distancën e higjienën personale.

“Sipas të gjitha gjasave ende nuk po respektohen në masën e duhur rekomandimet që janë dhënë tash e pesë gjashtë muaj nga profesionistët shëndetësor sa i përket masave parandaluese, ne duhet të jemi shumë transparent dhe të sinqertë me të gjithë, kjo situatë është jashtëzakonisht e rëndë, është e rëndë edhe  për vet profesionistët shëndetësor edhe për vet sistemin shëndetësor i cili është i  tej ngarkuar me numrin e madh të rasteve të hospitalizuara”, tha Krasniqi për IndeksOnline.

I pari i SHSKUK-së, tutje ka shprehur shqetësimin e tij edhe për kapacitetet që ka QKUK-ja, duke thënë se janë në dispozicion 700 deri në 750 shtretër, për të gjithë të prekurit me Covid-19.

Mirëpo nëse të gjithë këta shtretër mbushen atëherë sipas Krasniqi do të rrezikohen pacientët e tjerë që janë të vendosur në QKUK e që nuk vuajnë nga Covid-19, por nga sëmundje të tjera.

“Ne kemi thënë se kemi vënë në dispozicion kemi vënë në dispozicion rreth 700 deri në 750 shtretër aktualisht, po nëse këto hapësira, këto shtretër mbushen ne duhet të lirojmë edhe shtretër të tjerë, por të mos harrojmë që krejt Kosova nuk është Covid-19 dhe pacient kanë dhe sëmundje të tjera dhe kanë nevojë edhe për shërbime të tjera dhe ne duhet të ruajmë edhe shërbimet bazike elementare. Prandaj çdo nevojë për të shtuar kapacitetet e shtretërve për Covid, është duke e rrezikuar seriozisht sistemin shëndetësor, është duke e rrezikuar edhe shërbimet tjera jo covid”, u shpreh tutje Krasniqi. /Insajderi.com/