Gjendja në QKUK po vështirësohet çdo ditë për shkak të numrit të madh të të infektuarve me COVID-19. Po u vazhdua kështu sistemi mund të kolapsojë thotë eksperti mjekësor.
Nëse trendi i të infektuarve me COVID-19 vazhdon me këtë ritëm, atëherë sistemi do ta ketë të pamundur ta përballojë, ka thënë infektologu Murat Mehmeti, njofton Insajderi.
“Është e vështirë të thuhet se si të menaxhohet situata”, ka deklaruar ai në një intervistë në Klan Kosova.
“Kemi mungesë të infermierëve, përderisa një repart ka deri në 20 pacientë dhe mbrëmë, përkatësisht parmbrëmë kemi pas vetëm një infermiere dhe kjo është e pamundur që vetëm një infermiere të menaxhojë të gjithë këta pacientë”, pohoi Mehmeti, duke përshkruar situatën e vështirë dhe mungesën e personelit.
Sipas Mehmetit zgjidhja mund të bëhet nëse shpërndahen pacientët.
“Unë mendoj personalisht se do të duhej të fillohet të mendohet që edhe spitalet rajonale të fillojnë të merren me këta pacientë sepse nëse vazhdon ky trend ne s’do të kemi kapacitete infermierore dhe mjekësore”./Insajderi.com