Infermierët dhe mamitë mirëpresin anulimin e Ligjit për Paga: Thonë se ishte diskriminues

Infermierët dhe mamitë mirëpresin anulimin e Ligjit për Paga: Thonë se ishte diskriminues

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila e ka shpallur të pavlefshëm Ligjin e Pagave, Sindikata e Infermierëve, Mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësor thonë se ky vendim ka treguar se në këtë ligj ata kanë qenë të diskriminuar si komunitet.

Kryetari i kësaj sindikate, Fitim Havolli tha se e respektojnë në plotëni vendimin e Kushtetueses për anulimin e Ligjit për Paga, pasi që konsiderojnë se nuk ka qenë i duhuri, njofton Insajderi.

“Ne si komunitet e respektojmë plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nuk jemi këtu për të komentuar por jemi t’iu bëjmë thirrje dhe apel të gjitha institucioneve relevante Ministrisë së Shëndetësisë, kryeministrit të vendit dhe gjithë atyre që me kohë nuk punuan si duhet për mos me ardhur deri tek ky vendim. Ata që patën mandat si sponsorizues të ligjit dhe ligjvënësit e legjislaturës së kaluar nuk i morën parasysh shqetësimet qe tash po del që me të drejtë jemi ankuar për mos kategorizimin sipas ligjit apo sipas nenit katër për rregullimin e ligjit të këtyre kategorive”, ka deklaruar Havolli./Insajderi.com