Infermierët i reagojnë Hotit, kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre

Infermierët i reagojnë Hotit, kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre

Sindikata e Infermierëve i ka reaguar kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti, i cili të mërkurën u ka premtuar punëtorëve të sektorit të arsimit për ndarjen e shtesave prej 100 euro në muaj, njofton Insajderi.

Nga kjo sindikatë thonë se kanë kërkuar një takim me kryeministrin, por që ka qenë i pamundur pavarësisht kërkesës së vazhdueshme.

Tutje, ata thonë se kanë pasur shumë kërkesa si sindikatë, por që për shkak të krizës me pandeminë, ju kanë dhënë përparësi pagesave për punën gjatë ndërrimeve të natës, për të cilat thanë se janë “nënqmuese për ne”.

“Kemi bërë po ashtu tri protesta me qëllimin e vetëm, ngritja e pagesave të ndrrimeve të natës, pra për 12 orë punë gjatë natës një infermier paguhet vetëm 18 euro, ndërsa ne kemi kërkuar që kjo 18 euro të bëhet 36 euro dhe se buxhetit të Shtetit do të i kushtonte vetëm 2.7 milion euro në vit për të gjithë infermierët e Kosovës”, thuhet në reagimin e Sindikatës së Infermierëve, teksa shtojnë se “nuk mundet të krahasohet puna e infermierëve në rrezik të vazhdueshëm me COVID-19 dhe mësimdhënësve që shumicën e kohës qëndruan në shtëpi”./Insajderi.com

REAGIM

Sindikata e Infermierëve të Kosovës, ka bërë tre takime gjatë vitit 2020 me Ministrin e Shëndetësisë dhe kemi…

Posted by Sindikata e Infermierëve të Kosovës on Wednesday, January 20, 2021