
Infermierët të cilët ishin të punësuar për nevoja të pandemisë, nesër do të protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë, njofton Insajderi.
Protesta do të mbahet për mosvazhdimin e kontratave nga ana e kësaj ministrie.
Ata do të protestojnë me fillim nga ora 9:00.
Rreth 300 punëtorë shëndetësorë të këtij sektori janë punësuar për këtë periudhë. /Insajderi.com