Shoqata e Infermierëve të Kosovës ka paralajmëruar së shpejti aktivitete sindikale, përcjell Insajderi.
Kjo pasi pretendojnë se Qeveria e Kosovës nuk i ka zbatuar kërkesat e tyre.
“Ne zgjodhëm që gjatë vitit 2020 të jetë vetëm ngritja e pagesave të ndërrimeve të natës nga 18 euro sa janë tani, në 36 euro për 12 orë pune gjatë natës, që Buxhetit të shtetit do t’i kushtonte vetëm 2.5 mil euro për një vit, për të gjithë infermierët e Kosovës dhe punësimi i infermierëve të rinjë”, thuhet në komunikatë.
Por, thonë se as kjo kërkesë nuk është përfillur të cilën e konsiderojnë si minimale.
Deklaruan se kanë pasur tre takime me ministrin e shëndetësisë dhe një takim me kryeministrin në detyrë. Kërkesat nuk u pranuan.
Gjithashtu u ankuan për numrin e vogël të infermierëve gjatë kohës së pandemisë.
2.000 infermierë janë infektuar me COVID-19 dhe tetë prej tyre kanë ndërruar jetë. /Insajderi.com
REAGIM
Gjatë vitit 2020 Sindikata e infermierëve të Kosovës organizoi 3 protesta per shkak të kushteve të rënda në të…
Posted by Sindikata e Infermierëve të Kosovës on Wednesday, 10 February 2021