Infermierët protestojnë para QKUK-së, kanë disa kërkesa

Infermierët protestojnë para QKUK-së, kanë disa kërkesa

Një grup infermierësh të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK) kanë dalë për të protestuar sot (e premte) para Klinikës së Kirurgjisë.

Ata kanë kërkuar rritje të pagesës për ndërrimin e natës, për orët shtesë gjatë vikendeve, si dhe t’u paguhet rrezikshmëria në punë.

Gjithashtu ata kanë kërkuar edhe pagesën e ndërrimeve dhe shtesave për infermierët e pranuar nga Ministria e Shëndetësisë përmes Bankës Botërore të cilët janë duke punuar në QKUK si dhe vazhdimi i kontratës së tyre me afat të pacaktuar e po ashtu edhe pagesën e ndërrimeve dhe shtesave për infermierët e Caritas-it që janë duke e dhënë kontributin në QKMF-të në vend./Insajderi.com