Infermieri Duraku vazhdon grevën e urisë, kritikon Qeverinë për ndarjen e 11 milionëshit për pagesën e rrymës në Veri

Infermieri Duraku vazhdon grevën e urisë, kritikon Qeverinë për ndarjen e 11 milionëshit për pagesën e rrymës në Veri

Infermieri Enlirat Duraku, i cili po mbanë grevë tash e 12 ditë me radhë, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për ndarjen e fondit prej 11 milionësh për pagesën e energjisë elektrike për minoritetin serb, shkruan Insajderi.

Sipas tij, deputetët e Kuvendit refuzuan 2,7 milionin për infermierë të propozuar nga Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ndërsa pagesa e energjisë elektrike për banorët e veriut i është dukur e drejtë.

“11 milion euro për pagesë të energjisë elektrike për minoritetin serbë në veri nga parat e taksapaguesve kosovarë deputetëve tanë u është dukur e rrugës dhe e drejtë”, ka thënë Duraku.

DITA 12, GREVË URIE

2.7 milion euro për infermierët të propozuara nga Komisioni Parlamentar për Shëndetësi dhe…

Posted by Enlirat K. Duraku on Saturday, May 8, 2021

 

Duraku, për rreth dy javë po qëndron në grevë urie për shkak të pakënaqësive, për çka ka kërkuar realizimin e rritjes së pagesës së ndërrimeve të natës nga 18 euro në 36, pagesën e punës gjatë vikendeve dhe pagesën e orëve shtesë, sikurse mjekëve, si dhe pagesën e rrezikshmërisë në punë.

Ai tutje ka kërkuar nga kolegët e tij, që t’i bashkëngjitën grevës me të./Insajderi.com