Infermieri i Urologjisë u therr me thikë: Policia jep detaje

Infermieri i Urologjisë u therr me thikë: Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e Infermierit të Urologjisë sot në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Në një përgjigje për Insajderin, zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, ka thënë se ky sulm është kryer me mjet të mprehtë (thikë).

Ai tutje bën të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 14 e 30, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe janë duke e trajtuar rastin.

“Sot, më 26.09.2020, në ora 14:35, policia është njoftuar për një rast ‘therrje me thikë’ që ka ndodhur në QKUK, njësitet policore kanë dalë në vend-ngjarje dhe janë duke e trajtuar rastin, për informata tjera u njoftojmë me kohë”, ka thënë Krasniqi. /Insajderi.com